Art&Argëtim

Ilaçet për parandalimin e HIV-it do të jepen tashmë pa recetë në Kaliforni

10 Tetor 2019, 14:03 Nga DOSJA
Ilaçet për parandalimin e HIV-it do të jepen tashmë pa

KALIFORNI – Duke filluar që në janar të vitit 2020, farmacitë e kalifornisë do të mund të shesin pa pasur nevojë për recetë, ilaçe për parandalimin e virusit të  HIV-it.

Guvernatori Gavin Neësom nënshkroi një projekt-ligj  të hënën, duke e bërë kaliforninë shtetin e parë në vend që lejon shitjen e profilaksisë pas ekspozimit dhe para ekspozimit të virusit, pa pasur nevojë për një recetë nga mjeku.

Profilaksia para ekspozimit, e njohur si PREP, është një pilulë e cila merret një herë në ditë dhe parandalon infeksionin e virusit  HIV para se të ndodhë. Profilaksia pas ekspozimit, ose PEP, merret pas infektimit të mundshëm ndaj HIV për të shmangur kontraktimin e sëmundjes.

Për shkak se PEP merret brenda 72 orëve nga ekspozimi me virusin, nevoja e një recete nga mjeku për marrjen e saj, humb efekteshmërinë , dhe krijon një limit kohor i cili është shumë i vështirë të arrihet.

Ekspertët e mjeksisë kaliforniane, thanë se nëse duan ta zhdukin epideminë e HIV-it, atëherë ata duhet ta bëjne shumë lehtë të akseksueshme ilaçin për parandalimin e saj, si dhe për trajtimin pas ekspozimit me virusin.

Ata gjithashtu do të ulin koston e lartë të ilaçit, duke e bërë të mundur për çdo shtresë të shoqërisë.

Në vitin 2017, afro 39,000 njerëz u diagnostikuan me HIV. Nga statistikat e dale , burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë  përballen me rrezikun më të lartë.

Burimi:ABC News

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim ilaci per parandalimin e hiv kaliforni shendeti fizik ilaci per parandalimin e hiv kaliforni shendeti fizik

Sondazh

Poll