Aktualitet

Me pultin e televizorit në dorë/ Identifikohet viktima e aksidentit në Sauk, kishte humbur një ditë më parë

Në skemën e krijuar nga Policia në vendngjarje, dyshohet se 83-vjeçari ka qenë duke ecur anës autostradës dhe është futur papritur në aks, ku edhe është përplasur dhe ka ndërruar jetë në vend.

18 Qershor 2023, 16:27 Nga k.m.
Me pultin e televizorit në dorë/ Identifikohet viktima e aksidentit
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, rezultoi të ishte fatal për këmbësorin, 83-vjeçarin Enver Kasolli. Ai ishte duke kaluar rrugën nga ku u përplas nga një motomjet dhe humbi jetën.

Veç kalimit të palejuar në autostradë në errësirë, shkak për aksidentin dyshohet të jetë edhe shpejtësia që po lëvizte drejtuesi i motorit tip “Honda”. Sipas të dhënave paraprake, viktima mësohet se vuante nga Alzhaimeri dhe rezultonte i humbur që një ditë më parë. Në skemën e krijuar nga Policia në vendngjarje, dyshohet se 83-vjeçari ka qenë duke ecur anës autostradës dhe është futur papritur në aks, ku edhe është përplasur dhe ka ndërruar jetë në vend.

I moshuari u gjet me pultin e televizorit në duar në çastet e fundit të jetës.

Policia e Shtetit në njoftimin e parë për shtyp e cilësonte si shtetas të paidentifikuar, në mungesë të dokumenteve të identifikimit, por ishin të afërmit e të moshuarit, ata që kanë identifikuar të moshuarin.

tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll