Aktualitet

Gati për një atentat?! Gjykata mbyll në burg shokun e Firdeus Berberit, u kap me armë shumë pranë hotelit të familjes Muçllari

Por sapo ka parë Policinë e Shtetit ka dalë nga makina dhe ka hedhur në lumë armën e zjarrit, por gjithsesi u gjet nga efektivët dhe i riu u vendos në pranga.

18 Qershor 2023, 16:16 Nga k.m.
Gati për një atentat?! Gjykata mbyll në burg shokun e Firdeus
Pamje nga arrestimi

KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur të mbyllë në burg Enes Shaho, 21-vjeçarin e arrestuar një javë më parë pasi u kap me armë dhe akuzohet për “mbatje pa leje të armëve dhe municioneve”. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se Policia e Pogradecit, ka ngritur dyshime se i riu ishte gati për të goditur njerëz të afërm të familjes Muçllari në Tushemisht.

Por sapo ka parë Policinë e Shtetit ka dalë nga makina dhe ka hedhur në lumë armën e zjarrit, por gjithsesi u gjet nga efektivët dhe i riu u vendos në pranga.

I riu është djali i një besimtari (Hoxhë), në Pogradec, ndërsa rezulton edhe më parë i dënuar për akuzën e “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Sipas Policisë së Pogradecit, në momentin e arrestimit Enes Shaho, ishte në shoqërinë e dy persona të tjerë, ku njëri qëndronte në pozicionin e shoferit dhe dy të tjerë në sedilje. Të tre, në orën 1.20 të mëngjesit, ishin shumë pranë Hotel “Voloreka”, pronë e babait të Johan Muçllarit, i cili i ka shpëtuar tre sulmeve me armë.

Enes Shaho, kishte pak kohë që ka dalë nga burgu, ndërsa në Pogradec njihet se anëtar i një grupi kriminal që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe në qytet “Lili i Rrushkës”. Po ashtu, njihet edhe për lidhjen me djalin e këtij të fundit, Firdeus Berberin, që pritet të ekstradohet nga Greqia për tu përballur me akuzën e “Vrasjes me me dashje” të mbetur në tentativë në dëm të Johan Muçllarit, ngjarje kjo e ndodhur një një vit më parë në Pogradec. Berberu u kap në Janinë të Greqisë, së bashku me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu.

enes shaho firdeus berberi

Sondazh

Poll