Aktualitet

Të dhënat nga QKB-ja/ Zbulohet biznesi i vajzës te video-skandali i Gjicit, SPAK heton për përfitime tenderash

Kompania e themeluar në emrin e saj, me qendër në Tiranë, sipas të dhënave nga qendra Kombëtare të Biznesit, ofron shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta.

18 Qershor 2023, 14:41 Nga I.A
Të dhënat nga QKB-ja/ Zbulohet biznesi i vajzës te
Safet Gjici

TIRANË- SPAK po heton edhe biznesin e gruas që ishte në video-skandalin e kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit Safet Gjici. Mësohet se gruaja e identifikuar si Alma K. ka hapur një biznes në vitin 2021.

Kompania e themeluar në emrin e saj, me qendër në Tiranë, sipas të dhënave nga qendra Kombëtare të Biznesit, ofron shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta. SPAK ka sekuestruar dosjet në Bashkinë e Kukësit për të parë dhe verifikuar nëse vajza në fjalë ka përfituar ndonjë tender në emër të kompanisë së saj apo të personave që janë palë e tretë.

Të dhënat nga QKB-ja/ Zbulohet biznesi i vajzës te
Biznesi

Dy ditë më parë (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s'ka reaguar për skandalin në fjalë.

videoja e safet gjicit alma k

Sondazh

Poll