Aktualitet

EMRAT/ U kapën në fermë kanabisi, dënohen me nga dy vite burg 4 shqiptarët në Skoci

Në gjykatë u tha se punonin si kopshtarë duke kultivuar drogë për të shlyer borxhet ndaj bandave të krimit të organizuar.

18 Qershor 2023, 13:39 Nga I.A
EMRAT/ U kapën në fermë kanabisi, dënohen me nga dy vite
Fabio Marku, Arjel Leshi, Glevis Xhepa dhe Donald Xhepa

SKOCI- Katër shqiptarë janë arrestuar në Skoci për kultivim kanabisi. The Press and Journal shkruan se katër të rinjtë, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në Angli, u kapën duke punuar në një 'shtëpi bari' dhe u dënuan me nga dy vite burg. Në gjykatë u tha se punonin si kopshtarë duke kultivuar drogë për të shlyer borxhet ndaj bandave të krimit të organizuar.

Në burg ndodhen Fabio Marku, 28 vjeç, Arjel Leshi, 24, Gelvis Xhepa, 26 vjeç dhe Donald Xhepa, 29 vjeç, të cilët ranë në prangat e policisë më 16 janar të këtij viti. Në gjykatën Aberdeen Sheriff të Skocisë policia konfirmoi se nuk kishim të bënim me një rast trafiku njerëzish por se ata kishin shkruar vetë me dëshirën e tyre për të punuar.

Aktiviteti i bandës shqiptare u zbulua nga një arkitekt i cili thuhet se pa bravat e ndërruara të cilat i kanë tërhequr vëmendjen. Ai hyri brenda në dhomën e hotelit “Huntly Arms” dhe gjeti bimë kanabisi që rriteshin nën dhjetëra llampa. Sipas autoriteteve skoceze, efektivët sekuestruan 520 bimë lëndë narkotike cannabis sativa të cilat pas kultivimit dhe shitjes llogaritet të kapnin vlerën e 412 mijë e 200 paund.

arjel leshi fabio marku gelvis xhepa donald xhepa

Sondazh

Poll