Aktualitet

Shpërthime në gurore? Policia përgënjeshtron lajmin: Është e mbyllur që prej janarit

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se grurorja në fjalë është mbyllur që prej muajit janar dhe janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë.

18 Qershor 2023, 14:24 Nga I.A
Shpërthime në gurore? Policia përgënjeshtron lajmin:
Gurore

KRUJË- Një lajm i qarkulluar në media ditën e sotme se ka pasur shpërthime në një gurore në Krujë ka rezultuar i pavërtetë. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se grurorja në fjalë është mbyllur që prej muajit janar dhe janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një lajm të publikuar në media i cili bën fjalë për disa shpërthime në një gurore në fshatin Halilaj, Krujë, ju sqarojmë se: Pas lajmit të publikuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mjedisi". Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.

shperthim ne gurore

Sondazh

Poll