Bota

Tmerr në xhirime! Ekipi i Netflix sulmohet nga peshkaqenët

Anëtarët e ekipit kanë treguar detaje nga sulmi teksa ndodheshin në det për të mbledhur pamjet e peshkaqenit tigër për dokumentarin "Our Planet II" të David Attenborough.

18 Qershor 2023, 14:21 Nga f.i
Tmerr në xhirime! Ekipi i Netflix sulmohet nga peshkaqenët
foto ilustruese

SHBA- Xhirimet e një dokumentari në det në Hawai, duket se nuk aknë shkuar aq mirë, pasi ekipi i Netflix u sulmua nga peshkaqenët. Mediat e huaja raportojnë se një nga peshkaqenët u hodh mbi varkë dhe kafshoi një anëtar të ekipit.

Gjatë udhëtimit gjashtë-ditor, ekipi kishte synuar të mblidhte pamjet nën ujë. Anëtarët e ekipit kanë treguar detaje nga sulmi teksa ndodheshin në det për të mbledhur pamjet e peshkaqenit tigër për dokumentarin "Our Planet II" të David Attenborough.

"Uji kishte marrë formën e një “v” dhe një peshkaqen “tigër” u hodh në varkë dhe i sulmoi. Varka u shkatërrua. Ne po përpiqeshim të arratiseshim. Ishte e tmerrshme. Ishte peshkaqeni i dytë atë ditë që na sulmoi"- tha një prej punonjësve.

Fatmirësisht ekipi ishte vetëm rreth gjysmë milje nga toka dhe arriti të kthehej në breg të sigurt. 

netflix peshkaqene

Sondazh

Poll