Sport

Dardanët emocionojnë me pankartën e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”!

Ndeshja u lujt në stadiumin e Prishtinës dhe tifogrupi i Kosovës, “Dardanët”, kishte përgatitur një koreografi fantastike edhe për të inkurajuar skuadrën e tyre..

17 Qershor 2023, 10:03 Nga DOSJA
Dardanët emocionojnë me pankartën e tyre në stadiumin

KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi mbrëmë një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme. “Dardanët” u përballen me rivalin direkt për vendin e dytë në Grupin 'I' të kualifikimeve për “Euro 2024”, Rumaninë, por ishin të pafat dhe nuk mundën të merrnin më tepër se një pike falë barazimit 0-0.

Ndeshja u lujt në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” dhe tifogrupi i Kosovës, “Dardanët”, kishte përgatitur një koreografi fantastike edhe për të inkurajuar skuadrën e tyre..

“Ju kurrë nuk do të luftoni vetëm”, thuhet në mesazhin e shfaqur nga tifozët kosovarë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll