Sport

Kosova abonohet me barazimet, 0-0 edhe me Rumaninë!

Ky ishte barazimi i tretë për Dardanët në po kaq ndeshje të zhvilluara. Në ndeshjen e pare barazuan me Izraelin në transfertë, më pas me Andorrën në Prishtinë dhe tani me Rumaninë duke komplikuar shumë objektivin që kanë për të siguruar një kualifikim të mundshëm për në finalet e kampionatit europian Gjermani 2024.

16 Qershor 2023, 22:41 Nga DOSJA

Kosova abonohet me barazimet, 0-0 edhe me Rumaninë!

KOSOVE - Kosova nuk kamundur të marrë më shumë se një pike përballë Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të prishtinës, në ndeshjen e tretë elimintatore të zhvilluar për Euro 2024.

Ky ishte barazimi i tretë për Dardanët në po kaq ndeshje të zhvilluara. Në ndeshjen e pare barazuan me Izraelin në transfertë, më pas me Andorrën në Prishtinë dhe tani me Rumaninë duke komplikuar shumë objektivin që kanë për të siguruar një kualifikim të mundshëm për në finalet e kampionatit europian Gjermani 2024.

Rasti për tu veçuar në këtë ndeshje ishte goli i shënuar nga Edon Zhegrova në minutën e 61-të por që me ndërhyrjen e sistemit VAR ai u anulua, pasi Celina që asistoi ishte në pozicion jashtë loje.

Me shifrat 0-0 vazhduan edhe minutat e mbetura të këtij takimi, pavarësisht tentativave të përfaqësueses së Kosovës për të shënuar. Në fundin e ndeshjes sulmuesi i La Ligës Vedat Murriqi pati edhe shansin për të shënuar e mbyllur takimin me fitore por nuk u tregua i saktë në rrotullimin nga shumë pranë portës kundërshtare.

Në këtë fushatë eliminatore Kosova ndodhet në kuotën e 3 pikëve pas 3 ndeshjesh në vendin e katërt ndëkohë që Rumania mbetet në vendin e dytë me 7 pikë pas 3 ndeshjeve që kanë zhvilluar edhe ata.

Kosova abonohet me barazimet, 0-0 edhe me Rumaninë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll