Sport

Pamje të frikshme, piloti rrëshqet me gjithë motor dhe merr përpara një tjetër…(VIDEO)

Marquez humbi kontrollin e mjetit, ra së bashku me motorin dhe rrëshqiti në pistë.

17 Qershor 2023, 08:24 Nga DOSJA

Pamje të frikshme, piloti rrëshqet me gjithë motor dhe merr

GJERMANI - Një situatë e frikshme u regjistrua në stërvitjen e dytë para Çmimit të Madh të Gjermanisë. Motoçiklisti i njohur, Marc Marquez, fitues i gjashtë titujve kampion, përjetoi një rënie të rëndë, por me atë rast ia doli më mirë se kolegu i tij i pafat.

Marquez humbi kontrollin e mjetit, ra së bashku me motorin dhe rrëshqiti në pistë.

Pamje të frikshme, piloti rrëshqet me gjithë motor dhe merr

Kishte rrezik që të fluturonte nën rrotat e Joan Zarco, megjithatë francezi u godit nga motori i spanjollit. Për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën motoçikleta po rrëshqiste në pistë, Zarko u ngrit për një kohë të shkurtër dhe motori i tij fjalë për fjalë u pre në gjysmë.

Të dy drejtuesit ishin me shumë fat në këtë situatë duke qenë se kaluan pa pasoja të rënda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll