Sport

Skandali McGregor, shfaqet video për abuzimin seksual që akuzohet!

Nëpërmjet avokatit të saj, vajza ka ngritur akuza ndaj sportistit irlandez teksa pretendohet se McGregor fillimisht i kishte thënë vajzës që të drejtoheshin për në hotelin ku ai po qëndronte dhe më pas pa dëshirën e saj, e kishte detyruar për t’u futur në tualet.

16 Qershor 2023, 22:27 Nga DOSJA
Skandali McGregor, shfaqet video për abuzimin seksual që akuzohet!

ANGLI - Luftëtari i famshëm i UFC, Connor McGregor, ka përfunduar së fundmi i akuzuar për ngacmim seksual. Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen e katërt finale të NBA mes Miami Heat dhe Denver Nuggets, me një video të publikuar që tregon irlandezin që drejton një vajzë drejt tualetit, aty ku edhe viktima pretendon të jetë abuzuar seksualisht.

Nëpërmjet avokatit të saj, vajza ka ngritur akuza ndaj sportistit irlandez teksa pretendohet se McGregor fillimisht i kishte thënë vajzës që të drejtoheshin për në hotelin ku ai po qëndronte dhe më pas pa dëshirën e saj, e kishte detyruar për t’u futur në tualet.


Vajza pretendon se e gjithë skena ishte një kurth i ngritur nga McGregor dhe se në këtë mes ishin përfshirë edhe turprojat e irlandezit të cilët ndihmuan sportistin që ta ndante vajzën nga mikeshat e saj. Sakaq, pas këtij episodi reaguan edhe drejtuesit e Miami Heat dhe të UFC duke deklaruar se do të nisin hetimet e tyre mbi ngjarjen. Kujtojmë se McGregor është akuzuar për sulm seksual edhe në të kaluarën, përkatësisht në vitin 2018 dhe 2021.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll