Sport

Tifozët rumunë bashkohen me serbët kundër Kosovës me pankarta: “Nuk ka dorëzim!”

Këtë e kanë shkruar në gjuhën angleze në një pankartë të madhe, ndërsa para kishës së Shën Savës janë ngritur flamuj me të gjithë territorin e Serbisë dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim!”, një hartë ku përfshinte edhe Kosovën si pjesë serbe.

17 Qershor 2023, 09:26 Nga DOSJA
Tifozët rumunë bashkohen me serbët kundër Kosovës me

SERBI - Skuadra e futbollit të Rumanisë me vendim të UEFA-s u detyrua të luajë kundër Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Evropian, pa tifozë dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve rumunë.

E, ndërsa rumunët kishin për të zhvilluar këtë ndeshje në transfertë këtë të enjte, në Prishtinë, një pjesë e tifozëve rumune dërguan një mesazh të përbashkët me tifozët serbë nga territori Serbisë.

“Vendet imagjinare dhe futbolli fals nuk kanë asnjë kuptim për ne.”

Këtë e kanë shkruar në gjuhën angleze në një pankartë të madhe, ndërsa para kishës së Shën Savës janë ngritur flamuj me të gjithë territorin e Serbisë dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim!”, një hartë ku përfshinte edhe Kosovën si pjesë serbe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll