Bota

Lufta në Ukrainë, Moska: Disa propozime paqeje mund të funksionojnë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një deklaratë për mediat vendase ka thënë se disa nga këto propozime mund të funksionojnë.

17 Qershor 2023, 07:40 Nga A.B

Lufta në Ukrainë, Moska: Disa propozime paqeje mund të

UKRAINË- Shumë vende kanë ndërmarrë nismën që të bëjnë propozimet e tyre për arritjen e paqes në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një deklaratë për mediat vendase ka thënë se disa nga këto propozime mund të funksionojnë.

E pyetur nga gazetarët nëse ka ide konkrete të propozuara për paqen, ajo ka theksuar se “sigurisht që ka”.

E ritheksoj se u jemi mirënjohës të gjitha vendeve, të gjitha shteteve dhe personazheve publike, sepse shumë propozime janë paraqitur personalisht nga personazhe publike ndërkombëtare. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që po flasin për paqen, që po bëjnë propozime dhe të cilët janë vënë në dispozicion për këtë”, ka thënë zyrtarja ruse.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll