Bota

Ambasada amerikane dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri: Mediat të punojnë pa dhunë dhe frikë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nëntë gazetarë janë sulmuar gjatë ditës në Leposaviq, prej tyre disa kanë mbetur të lënduar.

16 Qershor 2023, 20:38 Nga I.A
Ambasada amerikane dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri: Mediat
Ambasada

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dënuar sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të vendit, duke përfshirë edhe ato që ndodhën këtë të premte.  Policia e Kosovës ka konfirmuar se nëntë gazetarë janë sulmuar gjatë ditës në Leposaviq, prej tyre disa kanë mbetur të lënduar. Ambasada amerikane ka ripërsëritur thirrjen që mediat duhet të punojnë pa dhunë dhe frikësim.

“Dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe ato që ndodhën sot. Përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Policia ka konfirmuar të premten se nëntë gazetarë të mediave të Kosovës janë sulmuar gjatë ditës në Leposaviq, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke raportuar për zhvillimet në këtë pjesë të vendit. Sipas policisë, disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll