Bota

Kurti reagon për sulmet ndaj mediave: Grupet ekstremise nuk e durojnë as policinë e as gazetarët

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se grupet ekstremiste, të kontrolluara nga Beogradi, nuk e durojnë as policinë e as gazetarët.

16 Qershor 2023, 21:31 Nga I.A
Kurti reagon për sulmet ndaj mediave: Grupet ekstremise nuk e durojnë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bandat kriminale kanë sulmuar sot në Leposaviç gazetarët e pranishëm duke shkaktuar trazira e dhunë. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se grupet ekstremiste, të kontrolluara nga Beogradi, nuk e durojnë as policinë e as gazetarët.

Postimi i Plotë:

Grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët. Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës. Sot në Komunën e Leposaviqit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë. Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu. Urojmë shërim të shpejtë për kameramanët dhe gazetarët. Ftojmë institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve.

Policia ka konfirmuar të premten se nëntë gazetarë të mediave të Kosovës janë sulmuar gjatë ditës në Leposaviq, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke raportuar për zhvillimet në këtë pjesë të vendit. Sipas policisë, disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll