Bota

U përdhunua nga 5 persona, 11 vjeçarja në Kosovë pëson të njëjtin fat, dyshohet se e kanë abuzuar seksualisht sërish

Të dy viktimat aty ishin me qëllimin e mbrojtjes dhe të rehabilitimit.

16 Qershor 2023, 22:42 Nga I.A
U përdhunua nga 5 persona, 11 vjeçarja në Kosovë
Foto Ilustruese

KOSOVË- Pa kaluar as një vit nga përdhunimi i dytë i të miturës 11 vjeçare, dyshohet se ajo u përdhunua për herën e tretë. Telegrafi shkruan se dyshohet se rasti ka ndodhur në strehimoren e viktimave të trafikimit, e njohur ndryshe si strehimorja e sigurisë së lartë, nga një viktimë tjetër e mitur, e strehuar gjithashtu në të njëjtin vend. Të dy viktimat aty ishin me qëllimin e mbrojtjes dhe të rehabilitimit.

Njoftimi i Policisë:

“Prokurori për të mitur pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë me datën 16 maj 2023, ka nxjerrë aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të miturës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte për të kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 pargrafi 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër është kryer ndaj një të miture tjetër që ka qenë e strehuar në strehimore”.

Tre persona ishin afruar tek 11-vjeçarja dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës. Më pas të dyshuarit ia kanë hequr 11-vjeçares rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht. Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër. Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bar dhe aty theksohet se viktima ishte dhunuar sërish.

 

perdhunim ne kosove

Sondazh

Poll