Bota

Kurti ‘thumbon’ Ramën: Falenderova Begajn për guximin për të dënuar sulmin e Serbisë

Komunikata për media e Zyrës së Kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve ku kreu i Kurti ka shprehur keqardhjen për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë.

16 Qershor 2023, 22:01 Nga I.A
Kurti ‘thumbon’ Ramën: Falenderova Begajn për guximin
Albin Kurti dhe Bajram Begaj

PRESPË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj janë takuar në Forumin e Prespës, në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Komunikata për media e Zyrës së Kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve ku kreu i Kurti ka shprehur keqardhjen për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë.

“Kryeministri Kurti shprehu keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë, me ç’rast u humb mundësia e nënshkrimit të 13 marrëveshjeve të reja nga të cilat do të përfitonin qytetarët tanë”, u tha në komunikatën për media.

Njëkohësisht, Kurti e ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë për përkrahjen që ai e ka shprehur ndaj Kosovës gjatë kohës që vendi po kalon me tensionet në veri.

“Ai e falënderoi presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt të agresionit dhe duke kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre”, thuhet në njoftim.

albin kurti bajram begaj

Sondazh

Poll