Bota

Parlamenti i Kosovës miraton ligjin për Kinematografinë, më shumë mbështetje për kineastët

Gjithashtu krijohet skema e rabatit për tërheqje të investimeve të huaja në Kosovë, që parashikon rimbursimin e 30% të investimit për produksionet e huaja që prodhojnë filma në territorin e Kosovës. 

16 Qershor 2023, 17:41 Nga I.A

Parlamenti i Kosovës miraton ligjin për Kinematografinë, më

KOSOVË- Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se sot është votuar përfundimisht ligji i ri për kinematografi, në Kuvend. Duke e shpallur kinematografinë fushë të interesit të veçantë publik, po krijohen kushte ligjore më të favorshme për kineastët. Me ligjin e ri të sapoaprovuar, niveli i mbështetjes publike për nivelin e filmave ngritet në 80%, ndërsa për filmbërësit deri në 100%. Gjithashtu krijohet skema e rabatit për tërheqje të investimeve të huaja në Kosovë, që parashikon rimbursimin e 30% të investimit për produksionet e huaja që prodhojnë filma në territorin e Kosovës. 

Njoftimi i plotë:

Pas një procesi shumëvjeçar e me plot sfida, sot u votua përfundimisht ligji i ri për kinematografi. Falënderojmë komunitetit filmbërës për të gjithë kontributin dhe u urojmë suksese në vazhdim. Me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Kinematografinë. Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka thënë se Projektligji do të fuqizojë filmin në Kosovë dhe hap rrugë për investime të huaja. Projektligji për kinematografinë në lexim të parë u miratua në Kuvend në Shkurt të këtij viti.

qendra kinematografike e kosovës

Sondazh

Poll