Bota

Ali Ahmeti thirrje Serbisë: Dënojmë aktin e rrëmbimit, lironi tre policët e Kosovës

Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Maqedoninë e Veriut, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

16 Qershor 2023, 15:40 Nga DOSJA
Ali Ahmeti thirrje Serbisë: Dënojmë aktin e rrëmbimit,
Ali Ahmeti

MAQEDONI E VERIUT- Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Maqedoninë e Veriut, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai njofton se kanë biseduar rreth situatës me Serbinë, ku dhe kanë dënuar rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe.

“Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe, duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë”, njofton Ahmeti.

Po në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog është zhvilluar dhe një takim mes kryeministrit Kurti dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviç. Shefi i qeverisë së Podgoricës është vetëofruar që të presë raundin e ardhshëm të dialogut Prishtinë-Beograd, me përfshirjen e zyrtarëve europianë dhe amerikanë.

Sondazh

Poll