Bota

'S'kemi qenë në zonën ku u rrëmbyen policët'/ Ministrja e Drejtësisë ironizon KFOR, KARIKATURA: Sytë, gojën dhe veshët e mbyllur

Ajo nuk ka dhënë asnjë koment, por ka dashur të shprehë rezervat e saj duke shpërndarë në rrjete sociale një karikaturë, me mesazhin e koduar 'Sytë, gojën dhe veshët e mbyllur'. 

16 Qershor 2023, 10:22 Nga a.l
'S'kemi qenë në zonën ku u rrëmbyen
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ironizuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR për reagimin e tyre kundrejt rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia dy ditë më parë në afërsi të Leposaviç. Ajo nuk ka dhënë asnjë koment, por ka dashur të shprehë rezervat e saj duke shpërndarë në rrjete sociale një karikaturë, me mesazhin e koduar 'Sytë, gojën dhe veshët e mbyllur'. 

'S'kemi qenë në zonën ku u rrëmbyen
Postimi në Story

Ky reagim vjen një ditë pasi misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë më 15 qershor se nuk ka qenë në zonën ku ka ndodhur arrestimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe. Përmes një njoftimi për media, KFOR-i tha se është në kontakt të ngushtë me misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

albulena haxhiu

Sondazh

Poll