Bota

Kosova bllokoi mallrat serbe pas rrëmbimit të policëve/ Radhë 'kilometrike' në kufi, 20 kamionë presin në Jarinje

Më herët Qeveria e Kosovës gjithashtu bëri thirrje që të shtohen kontrollet në pikat kufitare me Serbinë, ku këtu përfshihej edhe kontrolli i automjeteve që transportojnë mallra nga Serbia. 

16 Qershor 2023, 09:27 Nga a.l
Kosova bllokoi mallrat serbe pas rrëmbimit të policëve/
Jarina

SERBI- Autoritetet në Kosovë ndaluan hyrjen në territor të mallrave serbe pas rrëmbimit të 3 policëve në afërsi të Leposaviç dy ditë më parë.  Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike në kufi, ku mediat serbe raportojnë se rreth 20 kamionë janë duke pritur në radhë në pikën kufitare në Jarinje prej mëngjesit të sotëm. 

Më herët Qeveria e Kosovës gjithashtu bëri thirrje që të shtohen kontrollet në pikat kufitare me Serbinë, ku këtu përfshihej edhe kontrolli i automjeteve që transportojnë mallra nga Serbia. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 3 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll