Bota

Tre policët e rrëmbyer në Veri ndodhen në Kralevë, dalin sot para Prokurorisë së Lartë

Në këtë seancë gjyqësore, gjyqtari në Kralevë do të vendosë nëse tre policët do të lihen në paraburgim ose do të lirohen. 

16 Qershor 2023, 09:59 Nga a.l
Tre policët e rrëmbyer në Veri ndodhen në Kralevë,
Tre policët e rrëmbyer

KOSOVË- Tre policët e rrëmbyer para dy ditëve në afërsi të Leposaviç në veri të Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi ndodhen në Kralevë. Ata pritet që sot në orën 12:30 të dalin para gjykatës serbe. Lajmi është bërë i ditur nga avokati serb, Çedomir Stojkoviç përmes një postimi në Twitter. Në këtë seancë gjyqësore, gjyqtari në Kralevë do të vendosë nëse tre policët do të lihen në paraburgim ose do të lirohen. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 3 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll