Bota

Mes tensioneve në Veri/ Gjuriç ngre dolli me Escobar, themelohet këshilli amerikan-serb i biznesit

Ambasadori serb në SHBA ka publikuar një foto nga ceremonia, ndërsa shkruan se platforma do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit mes Amerikës dhe Serbisë. 

16 Qershor 2023, 09:44 Nga a.l
Mes tensioneve në Veri/ Gjuriç ngre dolli me Escobar, themelohet
Gabriel Escobar dhe Marko Gjuriç

SERBI- Teksa në veri të Kosovës tensionet sa vijnë e shtohen, në Serbi sot është themeluar këshilli amerikano-serb i biznesit. Në ceremoninë e themelimit, ka qenë i pranishëm edhe Gabriel Escobar emisari i SHBA-ve dhe Christopher Hill ambasadori amerikan në Beograd. Ambasadori serb në SHBA ka publikuar një foto nga ceremonia, ndërsa shkruan se platforma do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit mes Amerikës dhe Serbisë. 

“Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Serbisë dhe ASBC për rritjen e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe biznesor, ne u dakorduam të promovojmë së bashku një kuptim më të madh të praktikave dhe mundësive të biznesit dhe ekonomike në dispozicion të audiencës në Serbi dhe ShBA”, shkruan Gjuriç. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 3 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll