Bota

Operacioni u krye me sukses/ Papa Françesku del nga spitali i Romës, adhuruesit e tij e presin në hyrje (VIDEO)

Njerëzit ishin rreshtuar në vendkalimin jashtë objektit në një përpjekje për të parë Papën, i cili buzëqeshi dhe i përshëndeti me dorë.

16 Qershor 2023, 09:18 Nga a.l
Operacioni u krye me sukses/ Papa Françesku del nga spitali i Romës,
Papa Françeksu

ITALI- Papa Françesku ka lënë sot ambientet e spitalit 'Gemelli' në Romës, pas operacionit të sukesshëm abdominal. Siç raporton CNN,  Papa doli nga spitali në një karrige me rrota dhe përshëndeti me dashamirësi stafin mjekësor që ishin mbledhur jashtë hyrjes së spitalit. 

Njerëzit ishin rreshtuar gjithashtu në vendkalimin jashtë objektit në një përpjekje për të parë Papën, i cili buzëqeshi dhe i përshëndeti me dorë. Ai u rrethua nga siguria ndërsa u largua dhe u transportua në një makinë që priste.

Papa Françesku kishte qëndruar në spitalin Gemelli të Romës pasi iu nënshtrua një operacioni abdominal të mërkurën e kaluar. Së shpejti ai do t'i rikthehet punës në Vatikan. 

Të enjten, drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit Matteo Bruni tha se stafi mjekësor raportoi se Papa kishte pushuar mirë gjatë natës. Kursi klinik vazhdon rregullisht. Ekzaminimet hematokimike janë në intervalin normal. 

papa francesku

Sondazh

Poll