Bota

'Me hasmëri s’jetohet'/ Ahmeti: Franca dhe Gjermania mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Ahmeti propozoi se Franca dhe Gjermania mund të japin kontribut në zgjidhjen e problemit pasi siç tha ai, Evropa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e këtij problemi.

16 Qershor 2023, 08:47 Nga a.l
'Me hasmëri s’jetohet'/ Ahmeti: Franca dhe Gjermania mund
Ali Ahmeti

KOSOVË- Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës për Dialog në Strugë komentoi edhe situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti propozoi se Franca dhe Gjermania mund të japin kontribut në zgjidhjen e problemit pasi siç tha ai, Evropa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e këtij problemi.

 “Unë jo njëherë e kam thënë, me hasmëri shekullore nuk jetohet. Prandaj ky problem duhet zgjidhur. Jam i vetëdijshëm që për të zgjedhur probleme kaq të vështira duhet vullnet i dyanshëm, por mendoj që edhe inkurajimi dhe përkrahja është vendimtare, përkundër vullnetit që mund të shprehet nga palët. Por ama edhe Europa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi”, tha Ahmeti. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 3 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

ali ahmeti

Sondazh

Poll