Bota thyen rekordin e temperaturës mesatare në fillim të Qershorit
Foto ilustruese Temperaturat mesatare globale në fillim të qershorit shënuan rekord të temperaturave të ngrohta. Lajmi vjen pasi f...
Ngjarja ka ndodhur gjatë patrullimit të policisë, ku makina e efektivëve është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok-bombë.

KOSOVË- Tre shpërthime të njëpasnjëshme janë raportuar gjatë natës në veri të vendit, saktësisht në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. Ngjarja ka ndodhur gjatë patrullimit të policisë, ku makina e efektivëve është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok-bombë.
Shpërthimi i dytë ka ndodhur në oborrin e stacionit të Policisë në Mitrovicë të Veriut, ndërsa i treti në Zveçan, në afërsi të stacionit policor. Nga këto shpërthime, raportohet se nuk ka asnjë të lënduar.
“Në intervalin kohor prej orës 23:30 deri në orën 01:30, kanë ndodhur tri shpërthime. Një ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policies, vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok bombë. Një ka ndodhur në stacion të Policisë në Mitrovicë të veriut, saktësisht në oborr. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policies. Nuk ka të lënduar. Te rasti i parë, vetura është dëmtuar nga gjuajtja me gurë, e në dy rastet tjera s’kemi dëme”, ka thënë Elshani.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.
Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 3 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
Foto ilustruese Temperaturat mesatare globale në fillim të qershorit shënuan rekord të temperaturave të ngrohta. Lajmi vjen pasi f...
Aksident në Kanada KANADA- Një aksident i rëndë është raportuar në Kanada. Mediat e huaja raportojnë se të pak...
Sipas parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij n&e...
Ukrainë UKRAINË- Shefat e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës dhe Holand&eu...
Tik Tok Platforma e rrjeteve sociale TikTok do të investojë 12.2 milionë dollarë amerikanë gjatë tre viteve të ardhshme ...
Foto ilustruese HOLANDË- Qeveria holandeze është vendosur të mbyllë përgjithmonë fushën e gazit të Gronin...
Jens Stoltenberg BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin ministror të mbrojtjes të NATO-s të...
Foto ilustruese Një raport i publikuar së fundmi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humani...
Milun Lune Milenkoviç KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi deklaro...