Bota

TRAGJEDI në Kanada/ Kamioni përplaset me autobusin me të moshuar, humbin jetën 15 persona

Autobusi ishte nisur në jug në autostradën 5 drejt një kazinoje pranë qytetit të Carberry, ndërsa gjysmërimorkio ishte drejtuar në lindje në autostradën 1. 

16 Qershor 2023, 08:05 Nga a.l
TRAGJEDI në Kanada/ Kamioni përplaset me autobusin me të moshuar,
Aksident në Kanada

KANADA- Një aksident i rëndë është raportuar në Kanada. Mediat e huaja raportojnë se të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një kamion u përplas me një autobus që transportonte qytetarë të moshuar në një pjesë rurale të provincës Manitoba të Kanadasë të enjten pasdite. 

Autobusi ishte nisur në jug në autostradën 5 drejt një kazinoje pranë qytetit të Carberry, ndërsa gjysmërimorkio ishte drejtuar në lindje në autostradën 1. Gjysmërimorkio goditi autobusin në kryqëzimin e dy autostradave në veri të Carberry, afërsisht 170 kilometra (105 milje) në perëndim të winnipeg.

aksident ne kanada

Sondazh

Poll