16 Qershor 2023, 08:07
Nga A.B

Sipas parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët globale dhe norma më të larta interesi do të bëjnë që ekonomia gjermane këtë vit të tkurret. Produkti i brendshëm bruto pritet të bjerë me 0.3 për qind, parashikon Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) në analizën për verën të publikuar më 15.06. Në pranverë ende supozohej se do të kishte një rritje prej 0.5 për qind.
Edhe Instituti RWI me qendër në Essen e uli parashikimin e tij nga plus 0.2 në minus 0.3 përqind, ndërsa instituti DIW në Berlin pret një minus prej 0.2 përqind. Për krahasim: qeveria federale pret rritje prej 0.4 për qind. Për vitin e ardhshëm institutet tani presin rritje deri në 2.0 përqind.
"Nisur nga kriza e rëndë dhe ndalimi i furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia, ekonomia gjermane po ecën mirë duke konfirmuar aftësinë e saj për t'u përshtatur shpejt me rrethanat e reja," tha presidenti i IfW-së, Moritz Schularick. "Por është gjithashtu e qartë se kriza energjetike ka lënë gjurmën e saj”. Megjithatë, perspektiva për ekonominë është më e mirë se sa sugjeron norma vjetore negative, shtoi ai.
Ekonomia gjermane e mbërthyer nga recesioni
Produkti i brendshëm bruto u tkurr në fund të vitit 2022 duke vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2023. Gjermania - ekonomia më e madhe e Evropës - është mbërthyer nga recesioni. Sipas një studimi rreziku për një recesion veror është rritur ndjeshëm. Nga muaji qershor deri në fund të gushtit probabiliteti për recesionin është rritur në 49.3 për qind, tha Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ciklin e Biznesit (IMK), i cili është i afërt me sindikatave.
Në majrecesioni ishte ende 37.6 për qind. "Rritja e përsëritur e dukshme për probabilitetin e recesionit tregon se prodhimi ekonomik në Gjermani është në rastin më të mirë në stanjacion në tremujorin e dytë”, tha eksperti i ekonomisë pranë IMK, Peter Hohlfeld.
Pavarësisht rënies ekonomike ekspertët e Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) me qendër në Kiel presin që tregu i punës të mbetet i fuqishëm. Numri i personave të punësuar pritet të rritet me më shumë se 350,000 këtë vit. Shkalla e papunësisë do të rritet në 5.6 për qind, por vitin e ardhshëm do të bjerë përsëri në nivelin e vitit 2022 prej 5.3 për qind./DW
inflacioni
Bota
16 Qershor 2023, 08:01
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij n&e...
Bota
16 Qershor 2023, 07:58
a.l
Ukrainë
UKRAINË- Shefat e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës dhe Holand&eu...
Bota
16 Qershor 2023, 07:55
a.l
Tik Tok
Platforma e rrjeteve sociale TikTok do të investojë 12.2 milionë dollarë amerikanë gjatë tre viteve të ardhshme ...
Bota
16 Qershor 2023, 07:51
a.l
Foto ilustruese
HOLANDË- Qeveria holandeze është vendosur të mbyllë përgjithmonë fushën e gazit të Gronin...
Bota
16 Qershor 2023, 07:45
a.l
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takimin ministror të mbrojtjes të NATO-s të...
Bota
16 Qershor 2023, 07:39
a.l
Foto ilustruese
Një raport i publikuar së fundmi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humani...
Bota
16 Qershor 2023, 07:32
a.l
Milun Lune Milenkoviç
KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi deklaro...
Bota
16 Qershor 2023, 07:35
A.B
Foto ilustruese
BRUKSEL-Ligjvënësit në Evropë nënshkruan grupin e parë gjithëpërfshirës në botë t&eu...
Bota
16 Qershor 2023, 07:32
A.B
Dakoda
SHBA- Një aksident tragjik ku humbën jetën në Idaho katër anëtarë të së njëjtë...
Bota
16 Qershor 2023, 07:25
a.l
Aksidenti
SHBA- Një aeroplan i vogël ngjyrë e kuqe është parë duke fluturuar mbi brigjet e Uellsit, teksa në një m...