Bota

FOTO/ "Jemi bashkë", Kurti viziton familjarët e policëve të arrestuar: Vlerësuan përkrahjen nga populli dhe institucionet

Kurti shprehet falenderues ndaj familjarëve për besimin e tyre ndaj institucioneve.

15 Qershor 2023, 17:08 Nga f.i
FOTO/ "Jemi bashkë", Kurti viziton familjarët e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotot e takimit që pati me familjet e policëve të rrëmbyer të Kosovës nga forcat serbe dhe i ka falenderuar ata për besimin që kanë dhe mbështetjen tek institucionet e Kosovës. 

Bashkangjitur imazheve të publikuara në Facebook, Kurti shprehet falenderues ndaj familjarëve për besimin e tyre ndaj institucioneve.

"Në Mitrovicë dhe Peran e Letanc të Podujevës, vizitova familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës, tre policëve tanë të rrëmbyer dje nga forcat e armatosura të Serbisë. Në ta pamë shqetësimin por edhe qëndresën për familjarët e tyre dhe zyrtarët tonë. Falënderues për besimin e tyre dhe mbështetjen për institucionet e Republikës. Jemi bashkë. Republika e Kosovës është në të drejtën e saj,"-shkruan Kurti.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll