Aktualitet

EMRAT- Sherr për pronën mes dy vëllezërve në Dibër, Policia i arreston të dy

Festim Përgjegji, 50 vjeç, dhe Liman Përgjegji, 61 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.

15 Qershor 2023, 12:01 Nga A.B
EMRAT- Sherr për pronën mes dy vëllezërve në
Policia

DIBËR- Një sherr për pronën ka bërë që dy vëllezër të përplasen me njëri-tjetrin fizikisht, ndërkohë që janë arrestuar. Festim Përgjegji, 50 vjeç, dhe Liman Përgjegji, 61 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISE

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve F. P. dhe L. P., të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 50 vjeç, dhe L. P., 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

diber festim pergjegji liman pergjegji

Sondazh

Poll