Aktualitet

“S’dija gjë, bëra punën si shofer”, lihet në burg 37-vjeçari që u kap me 100 mijë euro në autobusin e linjës Bari-Durrës

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest me burg” për shoferin e autobusit të linjës Bari-Durrës, Elson Rrodhe, pasi u gjetën 97.700 euro të fshehura në tavanin e mjetit.

15 Qershor 2023, 09:58 Nga m.s
“S’dija gjë, bëra punën si shofer”, lihet
parate e sekuestruara

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest me burg” për shoferin e autobusit të linjës Bari-Durrës, Elson Rrodhe, pasi u gjetën 97.700 euro të fshehura në tavanin e mjetit.  

Në lidhje me shumën në fjalë, 37-vjeçari ka deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni, dhe se thjesht kishte bërë punën e tij si shofer.

Prangosja e 37-vjeçarit ka ndodhur në 13 qershor, nën akuzën e tentativës për të kaluar kufirin shqiptar rreth 100 mijë euro të padeklaruara. Kartëmonedhat ‘euro’ të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj 37-vjeçarit të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./Dosja.al

elson rrodhe

Sondazh

Poll