Aktualitet

'Mbipopullim në qeli'/ TENSIONE brenda burgut të Drenovës, të burgosurit reagojnë për kushtet, izolohen 4 prej tyre

Të burgosurit kanë bërë thirrje për këtë shqetësim edhe përmes Avokatit të Popullit dhe medias.

15 Qershor 2023, 11:32 Nga A.B
'Mbipopullim në qeli'/ TENSIONE brenda burgut të
Burgu

KORÇË- Tensione në burgun e Drenovës. Raportohet se të burgosurit kanë kërkuar nga drejtuesit më pak persona brenda një qelie, duke shtuar se ka shumë mbipopullim. Teksa më parë rrinin 4 të dënuar në një qeli, Drejtoria e Burgut ka vendosur të rrisë numrin në gjashtë.

Të burgosurit kanë bërë thirrje për këtë shqetësim edhe përmes Avokatit të Popullit dhe medias.

“Reagoni se po bëhet padrejtësi”.

Mirëpo, revolta e tyre është ndaluar nga gardianët, të cilët kanë izoluar 4 prej tyre./Dosja.al

burgu i drenoves

Sondazh

Poll