Aktualitet

Operacion ANTIDROGË në Fier, kishte mbushur 'Audi Q7' me kanabis, arrestohet 32-vjeçari (EMRI)

Rizvani drejtonte automjetin “Audi Q7” që u ndalua nga shërbimet e Policisë, gjatë transportimit të 3 thasëve me 85 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

15 Qershor 2023, 11:33 Nga A.B
Operacion ANTIDROGË në Fier, kishte mbushur 'Audi Q7' me
Policia

FIER- Arrestohet nga Policia 32-vjeçari Nehat Rizvani. Ky person, u vu në pranga gjatë operacionit antidrogë të koduar 'Hamil'. Policia bën të ditur se Rizvani drejtonte automjetin “Audi Q7” që u ndalua nga shërbimet e Policisë, gjatë transportimit të 3 thasëve me 85 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”. Shkon 3 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar më datë 21.12.2022. Drejtonte automjetin “Audi Q7”, me të cilin po transportoheshin 3 thasë me 85 kg cannabis sativa, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, të zhvilluar më 21 dhjetor 2022, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim N. R., 32 vjeç, banues në Hamil.

Nga këto veprime dyshohet se 32-vjeçari drejtonte automjetin “Audi Q7” që u ndalua nga shërbimet e Policisë, gjatë transportimit të 3 thasëve me 85 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gjatë zhvillimit të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, u arrestuan shtetasit A. T. dhe V. R., përkatësisht pasagjer në këtë automjet dhe pronari i automjetit, si dhe u sekuestrua sasia e lëndës narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

nehat rizvani operacioni hamil

Sondazh

Poll