Aktualitet

Pranga shqiptarit në Greqi, kishte fshehur kokainën tek rrobat (FOTO)

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap me lëndë narkotike. Shqiptari ka qenë duke lëvizur me makinë, dhe pasi është pikasur nga policia, është larguar me shpejtësi.

15 Qershor 2023, 10:11 Nga DOSJA
Pranga shqiptarit në Greqi, kishte fshehur kokainën tek rrobat (FOTO)
policia greke

GREQI- Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap me lëndë narkotike. Shqiptari ka qenë duke lëvizur me makinë, dhe pasi është pikasur nga policia, është larguar me shpejtësi.

Policia gjatë kontrollit i kanë gjetur 2 pako të mëdha kokainë me 40 gram, si dhe 5 pako më të vogla me kokainë, në total 10 gram. Gjithashtu u gjetën edhe 22 pako metamfetamine kristal, me peshë totale 52 gram. 

Lëndën nakotike shqiptari e kishte fshehur brenda të brendshmeve. Shqiptari u arrestua nga Departamenti i Sigurisë, dhe u dërgua në prokurori për shkelje të ligjit për drogën.

Pranga shqiptarit në Greqi, kishte fshehur kokainën tek rrobat (FOTO)

Pranga shqiptarit në Greqi, kishte fshehur kokainën tek rrobat (FOTO)

Vlen të theksohet se, sipas burimeve, 50 gramë kokainë kushton rreth 3 mijë euro në tregun e drogës.

Sondazh

Poll