Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve 15 Qershor 2023

Njihuni me zhvillimet e ditës, nga portalet kryesore në vend

15 Qershor 2023, 08:34 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve 15
Faqja e pare e "Dosja.al"

TIRANË- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të mediave online në vend. Kryefjala e ditës në faqet online është rrëmbimi i 3 policëve nga forcat serbe. Po kështu, "Shqiptarja”, “BalkanWeb” kanë në fokus reagimin e kreut të shtetit, Bajram Begaj, i cili ka shprehur qëndrimin e tij pas situatës në veri të Kosovës dhe rrëmbimit të tre efektivëve të policisë. 

“Syri” informon se sot do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Kjo mbledhje, vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. 

“Panorama” ka pasqyruar një analizë të REL se çfarë pasojash mund të kenë masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës. “Lapsi” ka një analizë të Foreign Policy, se ku po gabon Blinken me Kosovën. Situata në Kosovë është reflektuar edhe në “Top Channel”, ku përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell i është përgjigjur Albin Kurtit për propozimin me 5 pika për çtensionimin e situatës në katër komunat veriore me shumicë serbe, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në to.

Sondazh

Poll