3 të arrestuar për bllokimin e rrugës në Astir/ Banorët thyejnë xhamin e derës së Drejtorisë së Policisë: Lironi vël
10 Tetor 2019, 07:16Nga DOSJA
TIRANE- Pas protestës së djeshme në Astir, mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit, ka zbarkuar në këtë zonë, ku janë arrestuar disa nga banorët më aktivë të protestës. Të arrestuar janë Ilir Katiraj, Skënder Doda dhe Gramoz Shehu. Dosja.al mëson se Policia ka shpallur në kërkim edhe disa protestues të tjerë, të cilët akuzohen se kanë bllokuar rrugën. Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes ne fuqi të Kodit të ri Penal që ka ashpërsuar ligjin, dhe bllokimi i rrugëve, sipas këtyre ndryshimeve, rrezikon 3 vite burg për çdo person.
Nga ana tjetër janë mobilizuar sërish për protestë sot gratë e familjeve që banojnë te “Unaza e Re”, që ka sjellë tensione edhe tek Drejtoria e Policisë, ku protestuesit kanë marshuar dhe kërkojnë lirimin e tri të arrestuarve. Gjatë shtyrjeve me policinë, është thyer edhe xhami i derës tek hyrja e drejtorisë së Policisë së Tiranës. “Lironi vëllezërit tanë”,-bëjnë thirrje banorët.
Banorët e Unazës së Re, kundërshtojnë këtë projekt rruge pasi sipas tyre është korruptiv dhe iu shemb gjithë banesat e tyre. Ata shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë që ky projekt të realizohet. Në mbështetje të tyre është edhe opozita, ku ish-deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu, Endrit Braimllari, kanë bërë thirrje që protestuesit të lirohen.
(J.V;F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Mëngjesin e sotëm kanë filluar arrestimet e banorëve në Astir për protestën e zhvilluar ditën e djeshme.Mësohet se janë arrestuar Ilir Katiraj dhe Gram...
Tiranë-Del fotoja e policit, Bledar Toçit, i cili ngeli i plagosur pas breshërisë së plumbave në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë.Nga kjo ngjarje e rë...
Kavajë- Policia ka dhënë detaje ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi.Policia sqaron se...
KAVAJË- Detaje të reja dalin nga vrasja dhe plagosja e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Mësohet se viktima është Dritan Haxholli.Ngjarj...
KAVAJË-Zbulohen detaje nga vrasja dhe plagosja e ndodhur orët e para të mëngjesit në qytetin e Kavajës. Mësohet se viktima dhe i plagosuri kanë qënë të dy ...
Kavajë- Tronditet Kavaja. Në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një sherri banal një person ka humbur jetën dhe është plagosur një efektiv policie.Dosja.al m...
KAVAJË– 4 burra dhe një grua të përfshirë në një krim pasioni, i cili ka tronditur qytetin e vogël të Kavajës. Dritan Haxholli, 41 vjeç, i njohur nd...
VLORË- Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.Policia njofton se automjeti tip...