Aktualitet

Del fotoja e Bledar Toçit/ Polici i burgjeve që mbeti i plagosur pas përplasjes me armë për Kavajë

10 Tetor 2019, 06:58 Nga DOSJA
Del fotoja e Bledar Toçit/ Polici i burgjeve që mbeti i plagosur pas

Tiranë-Del fotoja e policit, Bledar Toçit,  i cili ngeli i plagosur pas breshërisë së plumbave në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë.

Nga kjo ngjarje e rëndë humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi. Toçi mban detyrën si punonjës i Policisë së Burgjeve. Mardisa Qatja është e martuar dy herë dhe ka dy fëmijët. Aktualisht burri i dytë është në burg në Gjermani dhe me këtë fundit ka vetëm një nga fëmijët.

Si ndodhi sherri:

Burimet bëjnë me dije viktima bashkë me Mardisa Qatjan ishin duke ngrënë darkë poshtë pallatit. Në një moment ai i kërkon që të kalojnë natën bashkë po kjo e refuzon, duke i thënë se nuk e do më. Ky insistonte dhe ajo thirri të dashurin e ri, policin. Më pas Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e gruas, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, ku aty ishte edhe efektivi i policisë, i cili ishte lajmëruar nga gruaja. Pas konfliktit për Marsida Qatjan, Dritan Haxholli, viktima, ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov ndaj efektivit të policisë duke e plagosur atë. Menjëherë është përgjigjur efektivi i policisë  me breshëri plumbash nga arma e shërbimit, ku mbeti i vrarë Haxholli. Ndërsa Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ky i fundit është arrestuar nga policia, pasi në banesë i janë gjetur 7 doza kokainë. Theksojmë se gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të Marsida Qatjas.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli vrasje për të dashurën në kavajë bledar toci dritan haxholli vrasje për të dashurën në kavajë

Sondazh

Poll