Aktualitet

Krim pasioni në Kavajë/ Ish-i dashuri gjen parukieren me 3 burra, vritet nga miku polic, viktima i kërkoi seks më herët

10 Tetor 2019, 06:09 Nga DOSJA
Krim pasioni në Kavajë/ Ish-i dashuri gjen parukieren me 3 burra,

KAVAJË– 4 burra dhe një grua të përfshirë në një krim pasioni, i cili ka tronditur qytetin e vogël të Kavajës. Dritan Haxholli, 41 vjeç, i njohur ndryshe edhe si “Tan Peza“, ka mbetur i vrarë pas një përplasjeje me armë zjarri në shtëpinë  e ish-të dashurës së tij, 30-vjeçares Marsida Qatja. Dinamika e vrasjes ka ndryshuar që prej momentit të parë të raportimit, përshkak edhe të dëshmisë kontradiktore që autori dhe gruaja e përfshirë në këtë krim kanë dhënë në polici. Fillimisht, Marsida Qatja ka pretenduar se polici Bledar Toçi është kushëriri i saj, që ajo e kishte thërritur për ndihmë, ndërsa pas verifikimeve është zbuluar se ata nuk kanë asnjë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.

Dritan Haxholli, ka qenë në një lidhje dashurie me Marsida Qatjan, lidhje kjo që sipas gruas parukiere ka përfunduar 2 javë më parë. Ditën e djeshme ata kanë shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin, si edhe janë takuar në mbrëmje, kur Dritani i ka kërkuar që të flejështëpinë e saj. Ajo s’ka pranuar dhe i ka kërkuar që të largohet, pasi mes tyre gjithçka ka përfunduar. Viktima është larguar, dhe në ndihmë të parukieres ka shkuar i dashuri i ri, Bledar Toçi, shef i Sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi.

Skena e krimit zhvendoset në apartamentin e 30-vjeçares, tip duplex, ku ajo jetonte me tre fëmijët e saj, dy prej të cilëve i kishte nga martesa e parë. Ndërsa nga martesa e dytë kishtë një vajzë 2-vjeçare, ndërkohë që burri i dytë ishte në burg në Gjermani.

Pas telefonatës së Marsida Qatjas, Bledar Toçi ka shkuar në banesën e vajzës bashkë me dy miq të përbashkët, Xhuljo Biturku dhe Ermir Cela. Ata kanë darkuar në këtë apartament, ku kanë konsumuar pije alkoolike, pica, makarona, por dyshimet e policisë janë se kanë pirë edhe kokainë.(Në banesë është gjetur një pluhur i bardhë në divan, që pritet të ekzaminohet). Në katin e dytë të këtij apartamenti, flinin fëmijët e parukieres, ndërkohë që pak pas mesnate, poshtë pallatit ku jetonte Marsida Qatja, ka shkuar viktima, Dritan Haxholli. 

Sapo ka pikasur se në banesë ndodheshin tri burra, ai ka humbur qetësinë dhe ka nisur të shajë dhe ofendojë parukieren dhe tri personat që ndodheshin në banesë.

Haxholli ka filluar që të qëllojë me tytën një kallashnikovi dritaren e banesës së Qatjes. Për të qetësuar situatën, Marsida ka thirrur brenda në banesë Dritanin, i cili sapo ka hyrë në shtëpi ka qëlluar me automatik efektivin duke e plagosur. Ky i fundit i është përgjigjur me armën e shërbimit, duke e lënë të vdekur në vend. Plot 16 fishekë janë shkrepur nga viktima dhe polici, ndërkohë që e gjithë ngjarja është zhvilluar në një banesë ku ndodheshin tri fëmijë të mitur.

Pas vrasjes së Haxhollit, 31-vjeçari është dërguar me emergjencë drejt spitalit e Traumës në Tiranë ku edhe ka marrë gjithë mjekimin e nevojshëm. Policia e Shtetit ka bërë arrestimin e tij në spital, por edhe të të vëllait të tij, Bernard Toçi. Në banesën e policit u gjetën 7 doza kokainë, ndërkohë që burime nga policia thonë se vëllai i policit ishte vënë nën hetim prej kohësh si shpërndarës droge në Durrës. Polici, është nipi i ish-deputetit socialist Fatmir Toçi, ndërsa viktima është hetuar më parë për krim ndaj personit dhe trafik droge.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci kavaje vrasja per te dashuren ne kavaje bledar toci kavaje vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll