Aktualitet

Pas Elbasanit, Ardi Veliu ‘zbarkon’ edhe në Gjirokastër, porosit efektivët: Sekuestroni pasuritë e krimit

10 Tetor 2019, 07:15 Nga DOSJA
Pas Elbasanit, Ardi Veliu ‘zbarkon’ edhe në Gjirokastër,

GJIROKASTËR– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka ‘zbarkuar’ në Gjirokastër ku edhe ka zhvilluar takime me vartësit e tij.

Gjatë një takimi me dyer të mbylluara në Komisariatin e Gjirokastrës është bërë një analizë për 9 muajt e fundit. I pranishëm bashkë me Veliun ishte edhe drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Gjovalin Loka. 

Veliu i ka kërkuar ‘bluve’ të Gjirokastrës që të veprojnë më me efektshmëri ndaj personave në kërkim apo ndaj luftës kundër lëndëve narkotive.

“Sekuestroni pasuritë e ardhura nga aktiviteti kriminal,”-tha Veliu.

Vetëm pak ditë më parë, Veliu shkoi në Elbasan ku edhe u kërkoi efektivëve që të intensifikojnë punën për të goditur grupet kriminale që veprojnë në Elbasan.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ardi veliu ne gjirokaster gjovalin loka ardi veliu ardi veliu ne gjirokaster gjovalin loka

Sondazh

Poll