Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët makina “Range Rover” e Dritan Lelit, flet kryetari i Bashkisë: S’më intereson, kam vëllain sëm

10 Tetor 2019, 05:31 Nga DOSJA
Shkrumbohet nga flakët makina “Range Rover” e Dritan Lelit,

VLORË- Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia njofton se automjeti tip “Range Rover”, që përdorej nga Dritan Leli, në momentin që është përfshirë nga flakët ka qenë i parkuar pranë zyrave të Bashkisë.

Nga zjarri është djegur edhe një mjet tjetër, në pronësi të shtetasit B.A, i cili ndodhej i parkuar pranë makinës së kryetarit të Bashkisë. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa deri më tani nuk dihet asnjë detaj për autorët.

“Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A. Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.”, njofton Policia.

Për këtë ngjarje Dritan Leli ka deklaruar se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u dogj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të madh.

“Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai, në një bisedë të shkurtër telefonike për Mapo-n.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e dritan lelit dritan leli shkrumbohet range rover i dritan lelit digjet makina e dritan lelit dritan leli shkrumbohet range rover i dritan lelit

Sondazh

Poll