Art&Argëtim

Ndahet nga jeta shkrimtari amerikan, Cormac McCarthy

McCarthy, shkrimtari i librit "Nuk ka vend për të moshuarit", vdiq në moshën 89-vjeçare. 

14 Qershor 2023, 08:52 Nga f.i
Ndahet nga jeta shkrimtari amerikan, Cormac McCarthy
Cormac McCarthy

SHBA- Shkrimtari Cormac McCarthy ka humbur jetën jetën në shtëpinë e tij nga shkaqe natyrore. The guardian shkruan se djali i tij John konfirmoi lajmin e trishtë. 

McCarthy, shkrimtari i librit "Nuk ka vend për të moshuarit", vdiq në moshën 89-vjeçare. Romanet e McCarthyt nuk kursenin shfaqjen dhe përshkrimin e dhunës teksa protagonistët bredhin në botët e tij post-apokaliptike.

McCarthy fitoi çmimin 'Pulitzer' në 2007 për historinë e tij mahnitëse, post-apokaliptike të dashurisë babë e bir të titulluar “Rruga”. Ai shkroi shpesh për të rinjtë, përmes një proze të ashpër dhe lirike. Kishte një ndjeshmëri të fortë ndaj punës së tij.

cormac mccarthy

Sondazh

Poll