Art&Argëtim

Shkoi të darkonte në një restorant në Romë, Zendaya-s i refuzohet hyrja: Kemi një kod të caktuar veshje (FOTO)

Aktorja u përpoq të darkonte në një restorant luksoz italian të shtunën e kaluar, por iu refuzua hyrja për shkak të kodit të rreptë të veshjes.

13 Qershor 2023, 13:40 Nga m.s
Shkoi të darkonte në një restorant në Romë, Zendaya-s i
Zendaya

ITALI- Ndonëse ishte një nga personazhet e veshura më bukur në Hollywood, aktorja e njohur Zendaya e pësoi keq në një nga restorantet në Romë.

Mediat e huaja shkruajnë se aktorja u përpoq të darkonte në një restorant luksoz italian të shtunën e kaluar, por iu refuzua hyrja për shkak të kodit të rreptë të veshjes.

Ylli 26-vjeçar kishte veshur një bluzë të zezë pa rripa dhe pantallona kargo. Megjithatë, drejtuesit e biznesit vlerësuan se stili i saj ishte shumë larg veshjes serioze që “kërkohet” nga restoranti.



Zendaya, e cila kishte bërë një rezervim, u largua nga restoranti pa shfaqur tension dhe nuk u befasua nga vendimi i stafit.

hollywood zendaya

Sondazh

Poll