Art&Argëtim

TRAGJIKE- Pak orë pasi postoi në rrjetet sociale, ndërron jetë aktori i njohur, u përplas për vdekje nga një mjet

Edhe pse autori është identifikuar si Ryan Koss nga Pownal, Vermont, i cili po drejtonte një makinë të tipit 'Honda', policia ende s'ka mundur ta lokalizojë dhe ta arrestojë. 

13 Qershor 2023, 09:13 Nga m.s/a.b
TRAGJIKE- Pak orë pasi postoi në rrjetet sociale, ndërron
Treat Willimas

SHBA- Ndërron jetë aktori i njohur Treat Williams. Ai vdiq nga një aksident fatal që i ndodhi teksa po futej brenda një parkingu. Sipas mediave të huaja, motoçikleta në të cilën udhëtonte Williams u përplas nga një makinë që po drejtohej nga një shofer 35-vjeçar.

Aktori i nominuar edhe për çmimin 'Golden Globe', i njohur për rolet e tij në 'Everwood' dhe filmin 'Hair', ndërroi jetë shumë pranë banesës së tij në Vermont, vetëm disa orë pasi postoi video dhe foto të kopshtit të tij.

TRAGJIKE- Pak orë pasi postoi në rrjetet sociale, ndërron

Edhe pse autori është identifikuar si Ryan Koss nga Pownal, Vermont, i cili po drejtonte një makinë të tipit 'Honda', Policia ende s'ka mundur ta lokalizojë dhe ta arrestojë. 

TRAGJIKE- Pak orë pasi postoi në rrjetet sociale, ndërron

Ai ishte i martuar me aktoren Pam Van Sant dhe së bashku kishin dy fëmijë, Gille dhe Ellie, shkruan "Daily Mail". 

Pas lajmit tragjik, Barry McPherson, agjenti i tij, i tha revistës 'People':

“Ai u vra këtë pasdite. Unë jam i shkatërruar. Ai ishte djali më i mirë. Ai ishte kaq i talentuar". 

Familja e Williams tha në një deklaratë:

“Me pikëllim të madh raportojmë se i dashuri ynë Treat Williams ka ndërruar jetë sonte në Dorset, Vermont pas një aksidenti fatal me motor.  Siç mund ta imagjinoni, ne jemi të tronditur dhe të pikëlluar në këtë kohë. Treat ishte plot dashuri për familjen e tij, për jetën dhe zanatin e tij, dhe ishte vërtet në krye të lojës së tij në të gjitha. Është gjithçka kaq tronditëse për momentin, por ju lutem dijeni se Treat ishte shumë i dashur dhe i respektuar nga familja e tij dhe të gjithë ata që e njihnin. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë, ndërsa përballemi me pikëllimin tonë. Për të gjithë fansat e tij, ju lutemi ta dini se Treat ju vlerësoi të gjithëve dhe ju lutemi vazhdoni ta mbani atë në zemrat dhe lutjet tuaja". 

vdes treat williams treat williams

Sondazh

Poll