Art&Argëtim

E RRALLË! Peshkaqeni me sy smeraldi kapet në Antalia

Savas Darsun zbuloi se në rrjetën e tij ishte kapur një peshkaqen, specien e të cilit e kishte "takuar" për herë të parë në jetën e tij.

13 Qershor 2023, 16:28 Nga k.m.
E RRALLË! Peshkaqeni me sy smeraldi kapet në Antalia
Peshkaqeni

TURQI- Një peshkatar amator nga Antalia e Turqisë është bërë lajmi i ditës pasi në rrjetën e tij u kap një specie e rrallë peshkaqeni që shkëlqen në errësirë.

Savas Darsun zbuloi se në rrjetën e tij ishte kapur një peshkaqen, specien e të cilit e kishte "takuar" për herë të parë në jetën e tij. Ai u mahnit nga sytë blu smerald të peshkaqenit, për shkak të dritës. Ai e lëshoi ​​peshkun përsëri në mjedisin e tij natyror, pasi fillimisht i shkrepi disa foto.

E RRALLË! Peshkaqeni me sy smeraldi kapet në Antalia

Kjo specie e veçantë peshkaqeni, sipas profesorit të Departamentit të Kulturave Bujqësore të Universitetit Akdeniz, Mehmet Gyokoglu, i përket një specieje që u zbulua në vitin 2021 në Zelandën e Re. Peshku jeton në ujra të thellë dhe tërheq prenë e tij falë aftësisë për të shpërndarë dritën.

turqi

Sondazh

Poll