Art&Argëtim

Mbahej nga Dua Lipa/ Bebe Rexha thyen rekordin botëror në muzikë

Lipa qëndronte në krye të top-listës së këngëve më të mira dance/electronic prej 37 javësh. Rekord ky i kaluar nga Rexha me këngën "I’m Good (Blue)” një bashkëpunim me David Guettan

12 Qershor 2023, 19:20 Nga f.i
Mbahej nga Dua Lipa/ Bebe Rexha thyen rekordin botëror në muzikë
Bebe Rexha dhe Dua Lipa

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka thyer dy rekorde në zhanret dance/electronic dhe country në top-listat e Billboard. Rekorde, të cilat në 37 javët e fundit mbaheshin përsëri nga një këngëtare me origjinë shqiptare Dua Lipën.

Lipa qëndronte në krye të top-listës së këngëve më të mira dance/electronic prej 37 javësh. Rekord ky i kaluar nga Rexha me këngën "I’m Good (Blue)” një bashkëpunim me David Guettan, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë kam qenë e bekuar që kam këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Gjetja e këtij lloji suksesi si në top-listat e dance/electronic ashtu edhe në atë contry është diçka për të cilën jam vërtet krenare! Të kesh muzikën time në top-lista në zhanre të shumta është e mahnitshme, do të thotë shumë për mua, pasi nuk kam dashur kurrë të futem në një zhanër të vetëm”,- tha Rexha.

bebe rexha dua lipa

Sondazh

Poll