Bota

Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it

Kujtojmë se Ambasadorët e QUINT-it sot kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

13 Qershor 2023, 16:19 Nga f.i
Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç takim me
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër do të takohet me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, me të cilët do të bisedojë për situatën në veri të Kosovës, raporton alo.rs.

Takimi me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi do të fillojë në orën 9:00 në godinën e Sekretariati i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës.

Kujtojmë se Ambasadorët e QUINT-it sot kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjithashtu gjatë ditës ka pasur tensione të reja në veri të Mitrovicës, ku policia e Kosovës ka arrestuar serbin Milun Milenkoviç-Lunet. 

tensionet në veri të kosovës aleksander vucic

Sondazh

Poll