Politike

Drafti për Asociacionin, Rama: Rajoni nuk është vetëm i juai! Boll me lojëra luftash

Ndër të tjera Rama theksoi se me kryeministrin e Kosovës,Albin Kurtin kanë qëllime të njëjta, por rrugët për arritje janë të ndryshme.

12 Qershor 2023, 19:56 Nga f.i
Drafti për Asociacionin, Rama: Rajoni nuk është vetëm i
Edi Rama

TIRANË- Gjatë fjalës së mbajtur në përvjetorin e 32-të të PS-së, kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës ndaj draftit të propozuar nga ai lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. 

Rama shtoi se asnjëra nga palët, as Kosova e as Serbia nuk mund t’i shpallin luftë njëra-tjetrës, pasi nuk lejohen nga aleatët, SHBA e NATO.

'Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe hjo me cfarë tha. E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO. Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte”- tha Rama.

Ndër të tjera Rama theksoi se me kryeministrin e Kosovës,Albin Kurtin kanë qëllime të njëjta, por rrugët për arritje janë të ndryshme.

"Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomosd kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë”-shtoi kreu i ekzekutivit.

edi rama tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll