Politike

"Do rikthehem por jo vetëm me një platformë", Basha: Jam përbaltur e sulmuar, por nuk kisha interesa personale

Gjithashtu Basha ka theksuar se është sulmuar shumë herë por nuk ka pasur asnjëherë interesa personale.

12 Qershor 2023, 19:03 Nga I.A
"Do rikthehem por jo vetëm me një platformë", Basha:
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vërtetuar dyshimet për rikthimin e tij në poltikën aktive në vend. Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Tiranë, Basha ka deklaruar se do të rikthehet jo vetëm me një platformë por me shumë më shumë. Gjithashtu Basha ka theksuar se është sulmuar shumë herë por nuk ka pasur asnjëherë interesa personale. 

"Në momentin që unë provova të lancoj këtë propozim të ndryshimeve të sistemit politik u ndesha me një mur të lartë. Sa më të forta ishin ndryshimet që kërkoja aq më shumë ngrihej muri për të mbrojtur interesa politike të çimentuara 33 vjeçare. Në një vit e gjysmë kam bere gjithçka, kam sakrifikuar çdo gjë, por nuk e kam bërë për interesin personal. Edhe hapin pas para një vit e gjysme i kam dhënë mundësi kokave të nxehta të ftohen dhe të  dhe mos lejojnë që me duar tona të çojmë PD aty ku e do kundërshtari ynë politik. Kam marrë përsipër baltet, sulmet, i vetëdijshëm që beteja jo vetëm që nuk behej për interes personal, por edhe sulmet nuk bëheshin në vetën time personale, por për shkak të asaj që përfaqësoja. Cila është rruga? Të qëndrojmë duart kryq dhe të shpresojmë që do ti bëjë zoti më mirë?! Zotit duhet ti lutemi, por kjo nuk është strategji. Nuk kam asnjë pishman sepse motivet e mia nuk kanë qenë personale. Pavarësisht kësaj nuk pati reflektim. Askush nuk duhet të qëndrojë duar kryq, aq më pak unë me përgjegjësitë që ndjej. Gjeja e parë që ndjej është ti rikthehem jo një platforme, por më shumë sesa kaq. Dikush me tha para disa ditësh që është një doktrinë, nuk është doktrinë është përpjekje për të sjellë këtë kulturë të re politike”, tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll