Politike

FOTOLAJM-Nis festa e socialistëve/ Rama mban në krah Gjiknurin e Ruçin! Ahmetaj pranë Lavdrim Krashit, mungon Fatos Nano

Rama ishte i rrethuar nga të besuarit e tij. Në të majtë dhe në të djathtë, kishte sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin dhe ish-kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

12 Qershor 2023, 19:28 Nga k.m.
FOTOLAJM-Nis festa e socialistëve/ Rama mban në krah Gjiknurin e
Pamje nga ceremonia

TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve Partia Socialiste po feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj. Teksa po shijonin performancat e këngëtarëve të ftuar për mbrëmjen e sotme, Rama ishte i rrethuar nga të besuarit e tij. Në të majtë dhe në të djathtë, kishte sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin dhe ish-kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Ndërsa anash tyre ishin reshtuar, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Belinda Balluku, Erion Veliaj dhe Pandeli Majko.

Po ashtu, në festë është parë edhe ish-ministri Arben Ahmetaj krah deputetit të Dibrës, Lavdrim Krashit. Por ndryshe nga vitet e tjera, që ka marrë pjesë me anë të ndonjë videomesazhi, kësaj here ra në sy mungesa e liderit historik, Fatos Nano. 

ps

Sondazh

Poll