Bota

Shkeljet në kufi, Libani i kërkon ndihmë OKB-së: Ushtroni presion ndaj Izraelit

ripohon përkushtimin e tij ndaj dispozitave të Rezolutës ndërkombëtare 1701 dhe koordinimit me UNIFIL për të ruajtur stabilitetin përgjatë kufijve

12 Qershor 2023, 16:40 Nga f.i
Shkeljet në kufi, Libani i kërkon ndihmë OKB-së: Ushtroni
Najib Mikati

LIBAN- Kryeministri libanez, Najib Mikati, i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) që të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për të ndaluar shkeljet në kufirin midis dy vendeve. Mikati e bëri thirrjen gjatë një takimi me Aroldo Lazaro Saenz, shefin e Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), në Grand Serail në Bejrut, raportojnë mediat e huaja.

Mikati i kërkoi OKB-së të “ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar shkeljet e përsëritura të sovranitetit libanez mbi kufirin. Libani i përmbahet të drejtës së tij për të rimarrë tokat e pushtuara dhe jo për t'i braktisur ato".

Mikati pohoi përkushtimin e tij ndaj dispozitave të Rezolutës ndërkombëtare 1701 dhe koordinimit me UNIFIL për të ruajtur stabilitetin përgjatë kufijve.

Kufiri jugor i Libanit ka pasur tensione të shtuara gjatë tre ditëve të fundit pasi forcat izraelite u përleshën me qytetarët libanezë që protestonin kundër ndërtimit të një barriere nga ushtria izraelite pranë kufirit. Duke pretenduar se barriera po ndërtohej në territorin libanez, protestuesit hodhën gurë ndaj forcave izraelite, të cilët u përgjigjën duke gjuajtur granata me gaz lotsjellës.

izrale liban

Sondazh

Poll